Mbrojtësi brazilian i PSZH-së, Daniel Alvesh ka bërë një deklaratë më ndryshe se të tjerët, lidhur me Davide Astorin, i cili u nda nga kjo Botë të dielën në mëngjes. Kapiteni 31-vjeçar i Fiorentinës u gjetë i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Udine, ku po qëndronte me skuadrën e tij në prag të ndeshjes që duheshe ta zhvillojë kundër skuadrës së Udinezes.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes së kthimit të skuadrës parisiene ndaj Realit të Madridit në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian, Alvesh i pyetur lidhur me vdekjen e Astorit, u përgjigj: “Nuk u preka aq shumë, pasi ne të dy nuk njiheshim. Më vjen keq për familjen e tij. Mendoj se Davides i ka ndodhur ajë që mund t’i ndodhë gjithkujt në këtë botë kaotike. Në botë vdesin edhe shumë e shumë fëmijë nga uria dhe ata nuk kanë vëmendjen e njerëzve. Dhe këta fëmijë janë shumë të rëndësishëm. Të gjithë do të vdesim herët a vonë, sepse jemi kalimtarë këtu. Jemi të trishtuar, por sigurisht jo ashtu si familjarët e Astorit.”