Sonte në palestrën “Pallati i Rinisë dhe Sportit” në Prishtinë u zhvillua ndeshja finale e turneut në futsal “Adem Jashari”, që për çdo vit organizohet nga Federata e Futbollit të Kosovës. Maqedonia falë ruletit të penaltive në një ndeshje mjaft interesante në fund mundi Shqipërinë me reuzltatin e përgjithshëm 8:7, pasi ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur me barazimin 3:3, që më pas edhe shtesat dy herë nga 5 minuta të mbyllen me rezultatin e barabartë, 5:5.
Kjo bëri që fituesin ta vendosin penaltitë, ku të sigurtë u treguan Zoran Levevski, Ferid Agushi dhe Taulant Ismaili.
Ky i fundit njëherit u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut, ndërsa ky çmim ka gëzuar atë tej mase, duke thënë se ndjehet krenar që është shqiptarë dhe që një trofe të çmuar si ai i “Adem Jasharit” do ta dërgojë në Maqedoni.
“Ndeshja finale ka prodhuar lojë shumë të fortë. Unë i njoh mirë shumicën e lojtarëve të Shqipërisë pasi luaj me ta te skuadra e Feniksit dhe ata janë ekip cilësor, por ne fituam në fund me fat. Edhe pse luaj për Maqedoninë unë jam shqiptar dhe jam krenar, prandaj jam i lumtur që një trofe kaq të çmuar si ky i Adem Jasharit po e dërgojmë në Maqedoni” – tha pas përfundimit të ndeshjes shkupjani, Taulant Ismaili, i cili ekzekutoi goditjen e fundit nga ruleti i penaltive, në të cilën rezultoi të jetë i saktë, ndërsa pas shënimit të golit ai fillimisht festoi me sexhde dhe më pas me shokët e tij të skuadrës.
Maqedonia fituese e turneut "Adem Jashari" në Prishtinë Ndeshja ne kohen e rregullt u mbyll me barazimin 3:3, qe me pas edhe pas vazhdimeve dy here nga 5 minuta rezultati te mbetet i barabarte, mirepo edhe me nga dy gola te tjere shtese, 5:5. Ne ruletin e penaltive Maqedonia u tregua me e suksesshme, duke shenuar fitore me rezultatin 3:2, ashtu qe ne fund me rezultatin e pergjithshem 8:7 iu gezua trofeut.
Публикувахте от infosport.mk в 4 март 2018 г.
Ndarja e madaljeve për lojtarët e Maqedonisë
Публикувахте от infosport.mk в 4 март 2018 г.