Matias Messi ka përfunduar përsëri në telashe. Sipas shtypit spanjoll, duket se vëllai i yllit të Barcelona-s është arrestuar. Nëntorin e kaluar, ai ka bërë një aksident me varkë në lumin Parana dhe është arrestuar nga policia për armbajtje pa leje para se të lirohej me kusht.
Tani, “Ole” ka bërë të ditur se Matias Messi ka qenë i përfshirë në një tjetër aksident, këtë herë në rrugët e Buenos Aires dhe ka kërcënuar një person me armë zjarri, sipas disa dëshmitarëve.
Edhe pse është arrestuar në vendngjarje dhe pritet të dalë shumë shpejt para një gjykatësi, policia nuk ka arritur të gjejë asnjë armë në makinën e tij, por ka zbuluar se ai kishte konsumuar kanabis.