Trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu ka bërë zyrtarë formacionin me të cilin do ti vihet përballë Rabotniçkit, skuadër kjo e cila udhëhiqet nga ish futbollisti i skuadrës nga Çairi, Goran Stankovski, njofton “infOSport.mk”.
Pjesë e formacionit të parë janë edhe dyshja Emre Xhan dhe Toni Tipuriç, të cilët debutuan me gola javën e kaluar ndaj Pobedës, ndërsa gjithashtu pjesë e titullarëve do të jetë edhe Ondo, i cili në krahun e djathtë do të zëvendësojë Edis Maliqin.
Ndeshja FC Shkupi – Rabotniçki starton në ora 14:00, ndërsa do të drejtohet nga arbitri Marjan Eckoski.