Besart Krivanjeva dhe Omar Imeri nga FC Shkupi janë dy futbollistët që janë ftuar në përfaqësuesen U21 të Maqedonisë për ndeshjen kontrolluese që do të zhvillohet me 7 mars. Edhe pse lista nga seleksionuesi Blagoja Milevski ende nuk është publikuar, mirëpo nga FC Shkupi kanë njoftuar për ftesën që kanë marrë për dy futbollistët e tyre.
Krivanjeva është standart i ftuar në U21, ndërsa për Imerin kjo do të jetë hera e parë që do të grumbullohet me Shpresat.