La Liga dhe Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) kanë njoftuar të premten se VAR do të zbatohet sezonin e ardhshëm, 2018-2019.
Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, raportohet se janë duke pritur vetëm për të marrë miratimin nga “Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB)”.
Në lidhje me këtë është vërejtur se nga e premtja, 2 mars, gjyqtarët dhe ndihmësit e La Liga-s fillojnë fazën e trajnimit teknik, duke përfshirë edhe protokollin e studimit VAR, praktikat në “simulators” dhe kryerjen e video të trajnimit nëpërmjet ndeshjeve “jashtë linje”, pa lidhje apo komunikim me stadiumet.
Përveç kësaj, të dyja organizatat kanë rënë dakord që VOR (Qendra e Operacioneve Video) në të ardhmen do të vendoset në “qytetin e futbollit” të RFEF, në Las Rozas, dhe se ofruesi i zgjedhur teknologjik është “Mediapro”. Ata kanë konfirmuar gjithashtu se ekipi do të përbëhet nga Velasco Carballo, drejtor i projektitm Sergio Sanchez CASTANER dhe Clos Gomez, në krye të Kodit të Arbitrazhit.