Trajneri zviceran, Bernard Çallanders edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës në futboll. 66-vjeçari është prezantuar sot nga ana e presidentit të Federatës së Futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili tha se kanë zgjedhur opsionin më të mirë duke bazuar edhe në futbollistët e shumtë shqiptarë që luajnë edhe në Zvicër.
Sipas Vokrrit, kjo ishte zgjedhja më e mirë për përfaqësuesen e Kosovës dhe nesër do të ketë një takim me shtabin dhe trajnerët dhe tani pritet të ndahen detyrat sipas specifikave.
Në anën tjetër trajneri i ri, Çallanders tha se Kosova duhet të jetë më e bashkuar.
“Ne kemi shumë futbollistë edhe jashtë Kosovës, ashtu që besoj se do të formojmë një ekip shumë të mirë”, tha ai.
Sipas tij, është me rëndësi ekipi A dhe do të punojmë shumë edhe me trajnerët tjerë.
Ai shtoi se ka njohuri për mentalitetin e futbollistëve, duke bërë punë edhe në Zvicër me futbollistët kosovar dhe për këto arsye ka pranuar që të marrë timonin e përfaqësueses së Kosovës në futboll.