Përfaqësuesja e Maqedonisë në muajin mars do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese, ndërsa disa ditë para publikimit të listët së futbollistëve janë mësuar tre emrat që kanë marrë ftesë nga seleksionuesi, Igor Angellovski.
Nga klubi i futbollit Shkëndija kanë njoftuar se Angellovski ka ftuar tre prej futbollistëve të tyre si Ferhan Hasani, Visar Musliu dhe Marjan Radeskin. Tre “kuqëezinjët” nga skuadra tetovare do të vihen në shërbim të përfaqësueses së Maqedonisë prej 18-të deri më 28 mars.
Maqedonia dy takimet testuese do të luajë në Antalia të Turqisë, kur fillimisht me 23 mars përballet me Finlandën, ndërsa me 27 mars ‘testohet’ me Azerbejxhanin.