E shtuna në elitën e futbollit vendor sjellë ndeshjen e parë të javës së 22-të midis Shkëndijës dhe Pobedës. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Tetovë, aty ku me 10 shtator të vitit të kaluar këto dy skuadra kishin zhvilluar një super ndeshje me 6 gola të shënuar, nga 3 në secilën anë. Pikërisht skuadra nga Prilepi ishte skuadra e parë që i kishte marrë Shkëndijës pikë në Tetovë gjatë pjesës së parë të stinorit vjeshtor, ndërsa kësaj here me siguri se Shkëndija do të ketë një qasje më ndryshe dhe se që nga minuta e parë do të kërkojë golin.
I vetëdijshëm për këtë është edhe strugani Altin Lloga, i cili nesër për herë të parë do të paraqitet me fanellën e Pobedës në një ndeshje kundër Shkëndijës.
“Kemi respekt të madh për Shkëndijën pasi e dimë se bëhet fjalë një kundërshtarë shumë të fortë, megjithatë edhe neve do të kërkojmë shanset tona në këtë ndeshje. Shpresojmë në kushte të mira klimatike dhe një ndeshje fer dhe cilësore” – tha enkas për “infOSport.mk” Altin Lloga.
Strugani në ndeshjen e tij të fundit të zhvilluar në stadiumin e qytetit të Tetovës me fanellën e Struga Trim Lum i kishte shënuar Renovës, ndërsa beson se një gjë të tillë mund të bëjë edhe nesër ndaj Shkëndijës.
“Në aspektin personal gjithmonë kam pasur paraqitje të mirë në stadiumin e qytetit në Tetovë. Jam optimist se mundem të bëjë paraqitje të mirë edhe kësaj rradhe ndaj Shkëndijës dhe të shënojë” – përfundoi Lloga.
Futbollist strugan Pobedës iu bashkua gjatë afatit kalimtarë të dimrit, ndërsa ishte titullarë në të tre ndeshjet e stinorit pranveror kundër Pelisterit, Vardarit dhe Shkupit.