Ish portieri i Shkëndijës, Marko Jovanovski karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Rumani, duke nënshkruar me skuadrën e Ligës së Dytë, Luceafarul Oradea. Jovanovski së fundmi ishte pjesë e Pelisterit, nga e cila skuadër u nda që nëntorin e vitit të kaluar, ndërsa pas disa muajve vendosi që sërish të provoj veten jashtë Maqedonisë.
Rikujtojmë se gardiani shkupjan gjatë sezonit 2012-2013 ishte pjesë e skuadrës qipriote, nga e cila gushtin e vitit 2013-të arriti te Shkëndija.
29-vjeçari Jovanovski pjesë e Shkëndijës ishte rreth 4 vite (02.08.2013-01.07.2017), duke regjistruar plotë 129 ndeshje, ndërsa verën e vitit 2017-të si një agjent i lirë iu bashkua skuadrës së Pelisterit.
Ai te kjo skuadër ishte një titullarë i padiskutueshëm, mirëpo për shkak problemeve financiare vendosi që të ndahet me skuadrën nga Manastiri me 24 nëntor të vitit të kaluar.
Ndryshe sa i përket klubit të ri të Jovanovskit, Luceafarul Oradea, kjo skuadër pas 22 xhirove të zhvilluara me 24 pikë ndodhet në pozitën e 13-të, vetëm një pozitë më poshtë se ish skuadra e Mevlan Adilit dhe Bujamin Asanit, UTA Arad që me 25 pikë mban pozitën e 12-të.