Totenhami ka siguruar çerekfinalet në kuadër të Kupës FA, pasi mposhti me rezultatin e thellë 6:1 ekipin e Rozhdalit në ndeshjen e dytë mes tyre të 1/8 së finales të zhvilluar në “Uembli”.
Skuadra nga ligat inferiore angleze ia vështirësoi punën skuadrës së Poketinos, duke i marrë një barazim 2-2 në sfidën e parë dhe duke e çuar çështjen e kualifikimit, në një tjetër ndeshje.
Gjithsesi, në shtëpi Totenhami nuk fali dhe Fernando Ljorente bëri Hari Kejnin, duke shënuar një tripletë dhe duke marrë topin në shtëpi. Golat e tjerë u shënuan dy nga Son Hueng-Min, i cili humbi edhe një 11-metërsh dhe i fundit nga ËUaker-Peters, ndërsa Humfrajs barazoi momentalisht rezultatin në minutën e 31-të.