Patrick Schick dhe Gregorie Defrel janë zyrtarisht dy futbollistë të Romës. Skuadra verdhekuqe ka blerë përfundimisht kartonët e dy sulmuesve të cilët u transferuan në verën e kaluar në kryeqytetin italian në formë huazimi me detyrim blerjeje nga ana e Romës. Sampdoria ka arkëtuar rreth 40 milionë euro për kartonin e Schick, ndërkohë që Sassuolo rreth 15 milionë euro për Defrel. Tashmë të dy lojtarët janë në çdo efekt futbollistë të Romës.