Levante e Enis Bardhit dhe Armando Sadikut vazhdon serinë e zezë, që ka kapluar këtë skuadër që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Valencia në ndeshjen e fundit të javës së 26-të në La Liga u mund në transfertën në “Estadio Mendizorrotza” nga Alavesi me rezultatin minimal 1:0.
Skuadra vendase ishte më kërkuese në këtë ndeshje, ndërsa golin e vetëm e gjeti vetëm në minutën e fundit të takimit përmes mbrojtësit, Viktor Laguardia. Vendasit gjatë pjesës së parë humbën një panelti përmes mesfushorit, Manu Garsia, ndërsa vlen të ceket se të dyja skuadrat këtë ndeshje e mbyllën me nga 10 futbollistë.
Te Levante që në minutën e 29-të me kartonë të kuq u ndëshkua Chema, teksa tek vendasit në minutën e 79-të El Hadadi duheshe të lëshojë fushën për shkak dy kartonëve të verdhë. Trajneri i Levantes edhe kishte grumbulluar Enis Bardhin për këtë ndeshje, e la në bankinë për gjatë gjithë ndeshjes, ndërkohë reprezentuesin shqiptarë, Armando Sadikun e kishte dërguar për të ndjekur ndeshjen nga tribuna. Bomberi shqiptarë ishte i vetmi nga 19-të futbollistët e grumbulluar që kishte mbetur jashtë listës prej 18 futbollistëve, ndërsa për çudi trajneri Munjiz nuk i dha rastin as sulmuesit italian, Pacini, transmeton “infOSport.mk”.
Pas kësaj disfate Levante edhe më shumë ka vështirësuar punët rreth mbijetesës, pasi tashmë skuadrën nga Valencia e ka arritur edhe Las Palmasi, që para pak çastesh barazoi 1:1 me Barcelonën. Që të dyja skuadrat kanë nga 20 pikë dhe aktualisht ndodhen në pozitat 17 dhe 18, ndërkohë me rezultatin 0:0 u mbyll edhe ndeshja e parë e ditës së sotme të kësaj jave midis Betisit të Riza Durmishit dhe Real Sociedadit të Adnan Januzajt. Durmishi luajti gjatë githë 90-të minutave me Betisin, teksa Januzaj në lojë u inkuadrua në minutën e 73-të.