Bardhi dhe Sadiku në mesin e 19 futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Alaves

Enis Bardhi dhe Armando Sadiku janë përfshirë në listën e 19-të futbollistëve të grumbulluar nga ana e trajnerit Munjiz, për ndeshjen e javës së 26-të në elitën e futbollit spanjoll kundër Deportivo Alaves, njofton “infOSport.mk”.

Bardhi në këtë mënyrë rikthehet pas lënjes jashtë ndeshjen e javës së kaluar kundër Betisit, në të cilën ndeshje skuadra e tij si vendas pësoi disfatë 0:2.

Nuk dihet nëse Bardhi do të jetë titullarë ose jo, njëjtë sikurse edhe Armando Sadiku, i cili debutoi me fanellën e Levantes pikërisht në ndeshjen e  fundjavës kundër  Betisit, kur luajti për 65 minuta.

Levante aktualisht ndodhet në pozitën e 17-të në renditje, vetëm një pikë larg zonës së ftohtë që sjell rënien nga kategoria. Ndaj këtij ekipi nuk i lejohen gabime, aq më shumë përballë Alavesh, skuadra që gjendet një vend më lart në klasifkim, për momentin e shkëputur me 8 pikë, transmeton “infOSport.mk”.

Levante në 25 javët e para ka tubuar vetëm 20 pikë, 12 prej të cilëve i kishte fitiar vetëm në 10 javët e para, ndërsa tashmë 13 ndeshje radhazi nuk dinë për fitore. Për herë të fundit që skuadra nga Valencia kishte marrë tre pikët e plota ishte data 19 nëntor e vitit 2017-të, kur në transfertë me rezultatin 0:2 kishte mundur Las Palmasin.

Ndeshja Alaves – Levante zhvillohet sonte me fillim në ora 21:30 në “Estadio Mendizorrotza”.

 

Leave a Reply