Ai momenti kur Kuarezma humb nervat dhe bokson futbollistët kundërshtarë! (VIDEO)

Rikardo Kuarezma është bërë protagonist edhe sonte në ndeshjen ndaj Fenerbahçes, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Turqisë. Megjithatë për dallim nga ndeshja kampionale e së dielës, kur portugezi kishte shënuar dy gola në fitoren 3:1, sonte ai u bë protagonist për shkak të një kartoni të kuq, të cilin edhe e kishte merituar.

Në minutën e 53-të Kuarezma pas një tollovie të krijuar, për një çast humbi nervat, me ç’rats e goditi me bërryl futbollistin e Fenerbahçes, Souza, ndërsa më pas edhe Mehmet Ekiçin. E gjithë kjo nuk kishte mbetur pa u vërejtur edhe nga ana e arbitrit kryesor, i cili e ndëshkoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë me kartonë të kuq, ndërsa vlen të përmendet se për shkak të dy kartonëve të verdhë, me të kuq te Fenerbahçe u ndëshkuan edhe Potuk dhe portieri, Demirel.

Në fund derbi i madh midis Beshiktashit dhe Fenerbahçez në “Vodafone Arena” u mbyll me barazimin 2:2, ashtu që udhëtuesi për në finalen e madhe do të vendoset në ndeshjen e 18 prillit, kur këto dy skuadra gjigande do të ndajnë mejdnain në stadiumin “Saraçogllu”.

Leave a Reply