Përfaqësuesja e Shqipërisë në Futsal e drejtuar nga trajneri, Erind Resuli ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar, me të cilët do të pararqitet në turneun miqësor “Adem Jashari” i cili do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë nga data 2, deri me 5 mars.
Resuli ka grumbulluar 14 futbollistë për këto ndeshje miqësore, ku bie në sy edhe dyshja e lojtarëve nga Shkupi, Berat Jakupi dhe Eljesa Neziri.
Për ftesën e tyre “infOSport.mk” kishte informuar që ditë më parë, ndërsa tashmë edhe zyrtarisht gardiani i Futsal Shkupit, Jakupi dhe lojtari i Juventus Seravës, Eljesa Neziri do të vishen “kuq e zi”.
Që të dy do i bashkohen Kombëtares shqiptare të enjten me 1 mars direkt në Prishtinë, aty ku vetëm një ditë më vonë përmes shortit do të përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste. Në këtë turne përveç Shqipërisë, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesja e Maqedonisë, ajo e Kosovës, si dhe shpresat e Kosovës (U21), të cilët në këtë mënyrë zëvendësojnë përfaqësuesen e Maltës.
Ndeshjet e para në program janë me datë 3 mars, ndërkohë me 4 mars me fillim në ora 15:00 është paraparë të zhvillohet ndeshja gjysmëfinale. Finalja e madhe zhvillohet po të njëjtën ditë me fillim në ora 17:00.
Më poshtë mund të gjeni listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i Shqipërisë në futsal, Erind Resuli: