Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane thotë se skuadra e tij në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Espanjollit, nuk e meritonte fitoren, megjithatë nuk e meritonte as humbjen, të cilën e gjeti në minutat shtesë të takimit.
Disfata 1:0 ka ngritur pyetje rreth vendimit të Zidane për të pushuar Kristiano Ronaldon, ndërsa Karim Benzema e filloi ndeshjen nga stoli.
“Ne kemi humbur pak nga çdo gjë. E kemi filluar mirë ndeshjen dhe kemi pasur shanset tona për të shënuar, por pjesa e dytë ishte më e keqe, – tha Zidane.
“Espanjolli kishte disa mundësi. Eshtë një humbje që dhemb dhe një rezultat i keq, më vjen keq për futbollistët. Ndonjëherë nuk e kuptoni futbollin. Ne patëm disa momente në pjesën e dytë, por duhet të pranojmë vështirësitë. Kur koha e rregullt pothuajse po mbyllej 0:0, erdhi goli që na ndëshkoi. Gjërat mund të ndodhin në futboll në një minutë të vetme. Sidoqoftë, si gjithmonë, kemi kërkuar fitoren, edhe pse nuk e arritëm atë. Espanjolli shënoi një gol në minutën e fundit, por ne nuk duhet të mendojmë dy herë për këtë. Nuk e meritonim fitoren, por as humbjen” – u shpreh Zinedin Zidan.
Reali i Madridit pas kësaj disfate mbetet në kuotën e 51 pikëve, duke u renditur në pozitën e tretë, mirëpo shumë lehtë mund të ndodhë që të sheh veten një pozitë më poshtë, nëse rivali më i afërt, Valencia, fiton ndaj Atletik Bilbaos në takimin që zhvillohet sonte me fillim në ora 19:30.