Pasi u shtynë ndeshjet e javës së 22-të në elitën e futbollit vendor, Komisari i garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Vasko Dojçinovski, ka vendosur që të njëjtën gjë të bëjë edhe me ndeshjet e Ligës së Dytë, starti pranveror, i së cilës duheshe të ndodh këtë fundjavë (3 mars), njofton “infOSport.mk”.
Kësisoj ndeshjet e javës së 15-të në Ligën e Dytë Perëndim dhe atë Lindje do të zhvillohen me datë 6 mars (e martë).
Starti në Konferencën e Perëndimit do të na dhurojë super derbin midis dy skuadrave udhëheqëse në tabelë, Vëllazërimit dhe Gostivarit. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Kërçovë, ndërsa fituesi eventual do të marrë kryesimin e renditjes, duke pasur parasysh se të dyja skuadrat gjysmësezonin e parë e mbyllën me nga 25 pikë të tubuara, transmeton “infOSport.mk”.
Sa i përket Konferencës së Lindjes, atje skuadra kryesuese e Bellasicës stinorin pranveror do ta nis me transfertën ndaj Ppobedës së Valandovës, ndërsa si ndeshja më interesante pritet të jetë ajo midis dy ish skuadrave nga elita e futbollit vendor, Bregallnicës së Shtipit dhe Tikveshit nga Kavadari.