Kampion i radhës, por dikur i nënçmuar nga disa persona në Shqipëri është edhe djaloshi me prejardhje nga Kavaja që tani jeton dhe ushtron në Itali e ku me kalimin e kohës arriti shumë suksese dhe sot mjaft i respektuar në vendin ku jeton.
Ai gjatë karrierës së tij ka pasur shumë pengesa duke filluar nga racizmi, vuajtja e deri tek nënçmimi por kjo nuk e ka ndaluar atë që sot të realizon ëndrrën e tij duke fituar shumë tituj ndër to edhe atë të botës.
Ai ekskluzivisht për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing” ka zbuluar shumë detaje nga jeta e tij ku ka pasur momente gëzimi por edhe hidhërimi.
ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport dhe pse zgjodhët ato luftarake?
Isteri: “Është interesante se pse fillova me sport edhe atë me ato luftarake! Në Shqipëri fatkeqësisht isha shumë i vuajtur dhe i përçmuar nga disa njerëz të pandërgjegjshëm, kurse pas ardhjes sime në Itali vazhdova me këtë sport sepse edhe këtu kishte probleme raciste dhe më duhej për vetëmbrojtje dhe për sfidat që më prisnin në jetë. Përndryshe fillova nga mosha 12 vjeçare.”
ArenaRing: Na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj?
Isteri: “Në fillim ka ndërruar shumë klube sepse doja atë që jepte maksimumin në stërvitje dhe ushtrimet e mija prej fillim kanë qenë me temp maksimal sepse këtu ishte një lloj nënvlerësimi për minoritetet se nuk mund të hynë në ring aq lehtë nëse nuk janë super talent. Kështu fillimi i karrierës nuk ka qene dhe i lehtë për mua por pasioni që më tërhiqte nuk më lehtë të qetë dhe jepja të pamundurën vetëm të jem i suksesshëm.”
ArenaRing: Si ishte ndeshja juaj e parë në ring?
Isteri: “Ndeshja ime e parë nuk ka qen aspak e lehtë, sidomos kur të njëjtën e zhvillova në një vend të huaj por pasioni më tërhiqte gjithmonë e më shumë. E lutesha trajnerin që të ballafaqohem pa mbrojtëse dhe kam luftuar me më të fuqishmin e një shkolle tjetër.”
ArenaRing: Sa është i zhvilluar ky sport në vendin ku jeton
Isteri: “Në Itali, Muay Thai e K-1 është deri diku i zhvilluar por në qytetin ku jetoj unë jam i pari që kam sjell këtë sport. Cisternino është një provinc e qytetit Brindisi.”
ArenaRing: Sukseset e juaja ?
Isteri: “Katër herë kampion i Italisë, kampion mediterani, kampion interkontinental, kampion internacional si dhe kampion bote.”
ArenaRing: Ndeshja e radhës dhe ku po i zhvilloni përgatitjet ?
Isteri: “Më 31 mars do ta kem ndeshjen tjetër edhe atë në Holandë ku do ndeshem për titull bote dhe me shpresë të zotit besoj se do ta fitoj. Është një titull që asnjëri deri tani nuk e ka arritur në Itali dhe besoj se unë do jem i pari. Përgatitjet i zhvilloj tek palestra ime ku kamë angazhuar një trajner personal që është i specializuar për scienza motorike dhe fizike është madje është më të mirët në Itali.”
ArenaRing:Planet e juaja për të ardhmen ?
Isteri: “Synimi im më i madh në jetë është që të jem dikush në këtë sport dhe të mbetet emri im histori.”
ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje ?
Isteri: “Familja ime në fillim aspak nuk mundeshe të pajtohet me këtë sport sepse ishte i rrezikshëm por me kohë fitova mbështetjen maksimale nga ata dhe sot kudo që paraqitem ata janë me mua. Fatkeqësisht nuk kam shumë bashkëpunime me Kosovë e Shqipëri, kurse në Itali po.”
ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?
Isteri: “Më e mira nga ky sport është kur unë kërkoj maksimumin e suksesit kurse më e keqja është kur fitova me racizmin dhe atyre që më përçmuan kur isha askush, por i tregova të njejtëve se jam tani dukshi dhe kamë shumë fansa.” (ArenaRing)