Të gjitha ndeshjet e zhvilluara në kuadër të xhiros 21 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, janë mbyllur me kartona të kuq. Duke nisur nga ndeshja e parë e kësaj xhiroje Rabotniçki-Vardari, portieri i “Romantikëve” u përjashtua me karton të kuq nga loja dhe vendasit e mbyllën takimin me një lojtarë më pak.
Ndeshja tjetër e zhvilluar në Tetovë ndërmjet Shkëndijës dhe Akademia Pandevit përfundoi me dy kartona të kuq. Te tetovarët u përjashtua Fazllagiqi, ndërsa te skuadra nga Strumica, Çeshmexhiev.
Pobeda-Shkupi që përfundoi me më shumë gola, me karton të kuq u ndëshkua futbollisti nga radhët e Shkupit, Ermedin Adem, ndërsa as takimi Skopje-Renova nuk kaloi pa karton të kuq, pasi Janevski nga vendasit u largua nga fusha.
Pra, katër përballjet e xhiros 21 përfunduan me numër më pak të futbollistëve në fushë sa që ishin në start. Kujtojmë që një ndeshje e kësaj xhiroje ndërmjet Sileksit dhe Pelisterit u anulua./InfOSport.mk