Valencia nuk ka përfituar dot nga hapi fals i Realit të Madridit, për t’i rimarrë vendin e 3-të, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, ndaj Athletic Bilbaos. Kondogbia shënoi për skuadrën e Marcelinos në pjesën e parë, por baskët barazuan menjëherë sapo filloi 45-minutëshi i dytë, ndërsa deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe skuadrat ndanë nga një pikë.
Sevilla e Montellës u rikthye te fitorja, pas humbjes së thellë 2- në shtëpi, ndaj Atletico Madridit. Në transfertën ndaj Malagës, vendimtar ishte goli i Correas në minutën e 15’, ndërsa andaluzianët morën 3 pikë të rëndësishme për të blinduar pozitat në zonën që të kualifikon në Europa League.
Fitore të pastër 3-0 mori edhe Getafe, ndaj rivalëve modestë të Deportivo La Corunës. 5 minutat e fundit të pjesës së parë ishin deçizive për takimin, pasi vendasit shënuan dy gola dhe morën kontrollin e ndeshjes, ndërsa 8 minuta nga fundi i lojës, gjetën edhe golin e 3-të.