Partizani i Tiranës sot në kuadër të javës së 22-të në Superligën shqiptare arriti një fitore të thellë 6:0 ndaj Lushnjës, duke ringjallur ambiciet për ato 3 vende të para që sigurojnë Europën, njofton “infOSport.mk”.
Në këtë goleadë të arritur nga të “kuqtë” e Tiranës, golat e tyre të parë i gjetën edhe dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, strugani Egzon Belica dhe tetovari Emran Ramadani.
Partizani-Lushnja ( Permbledhje )
Partizani-Lushnja ( Përmbledhje )
Публикувахте от DigitAlb в 28 февруари 2018 г.
Ky i fundit realizoi golin e fundit të takimit, teksa mbrojtësi Belica shënoi golin e fundit të pjesës së parë, kur shënoi për 3:0. Vlen të ceket gjithashtu se në këtë ndeshje golin e parë me fanellën e Partizanit e shënoi edhe ish futbollisti i Pelisterit, braziliani Lukas Fereira Kardoso, teksa një gol tjetër në këtë përballje shtoi edhe Gerhard Progni, teksa dy gola shënoi Jurgen Bardhi.
Me këtë fitore Partizani tashmë grumbullon 31 pikë dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 6-të, teksa Kukësi dhe Flamurtari janë dy skuadrat që për momentin ndodhet në pozitat dy dhe tre me nga 36 pikë, mirëpo duhet cekur se skuadra vlonjate ka një ndeshje më pak.
Skuadra e Fisnik Zukës, Muhamed Useinit, Artim Pollozhanit, Goran Siljanovskit ndeshjen e saj të javës së 22-të do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme në Vlorë përballë Luftëtarit nga Gjirokastra.