Ndeshja e shtyrë e javës së 26-të midis Juventusit dhe Atalantas së Etrit Berishës do të zhvillohet me datë 14 mars. Një gjë të tillë vendosi Komisioneri pranë “Serie A”, ndërsa më poshtë ju sjellim në tërësi Njoftimin e bërë nga Federata Italiane e Futbollit:
“Komisioneri i Ligës së Serie A, duke pasur parasysh shtyrjen e ndeshjes Juventus-Atalanta të 25 shkurtit 2018, të dekretuar nga arbitri për shkak të vështirësisë së terrenit, do të rikuperohet të mërkurën, më 14 mars 2018, duke filluar nga ora 18.00”.