Para fillimit të gjysmësezonit pranveror në elitën e futbollit vendor, sponsori i ri në krye me Shefshet Demirin u kyç te FC Shkupi, duke ngritur skuadrën në një nivel më të lartë në aspekt financiar sa që ishte më parë. Mirëpo kapiteni i “bardhebluve” Suat Zendeli në emisionin ‘Sportmania’ ka treguar për herë të parë në mënyrë publike për gjendjen e finansave që kanë kaluar te FC Shkupi para ardhjes së sponsorit të ri.
“Unë ka 5 vite që jam kapiten dhe lider i skuadrës dhe asnjëherë nuk kam dal të them që nuk kemi marrë paga ose diçka të tillë. Finansat janë marrë, por parashtrohet pyetja se si janë marrë? Më e pakta që është pritur te klubi ka qenë 5 muaj, ndërsa më e shumta është 7 muaj dhe asnjëherë nuk e kam nxjerrë jashtë klubit atë që po ndodhë. Kemi balansuar si ekip dhe ne në vjeshtë kemi fituar Rabotniçkin, Vardarin por edhe Shkëndijën, por ne skemi dal asnjëherë që të deklarojmë se nuk kemi marrë paga”, ka thënë mes tjerash kapiteni i FC Shkupit, Suat Zendeli në emisionin ‘Sportmania’.
Zendeli: Kemi pritur nga 7 muaj të marrim pagat! (VIDEO) “Unë ka 5 vite që jam kapiten dhe lider i skuadrës dhe asnjëherë nuk kam dal të them që nuk kemi marrë paga ose diçka të tillë. Finansat janë marrë, por parashtrohet pyetja se si janë marrë? Më e pakta që është pritur te klubi ka qenë 5 muaj, ndërsa më e shumta është 7 muaj dhe asnjëherë nuk e kam nxjerrë jashtë klubit atë që po ndodhë. Kemi balansuar si ekip dhe ne në vjeshtë kemi fituar Rabotniçkin, Vardarin por edhe Shkëndijën, por ne skemi dal asnjëherë që të deklarojmë se nuk kemi marrë paga”, ka thënë mes tjerash kapiteni i FC Shkupit, Suat Zendeli në emisionin ‘Sportmania’.
Публикувахте от Tv Shenja в 26 февруари 2018 г.