Futbolli në Evropë ka rregull, ndërsa të gjitha klubet që përfshihen në kompeticione evropiane iu përmbahen standarteve të caktuara, përderisa në të kundërtën pësojnë dënimet. Rasti fund ka të bëjë me skuadrën e Vardarit, që gjobitet nga UEFA me 30 mijë euro.
Shtëpia e Futbollit Evropian, ka dënuar Vardarin për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes ndaj Rosenborgut të luajtur në Shkup në kuadër të xhiros së 6-të në fazën e grupeve në Liga Evropa.
Hedhja e mjeteve piroteknike dhe gjësendeve të forta në terren, madje edhe shfaqja e një qeni në tërrenin e gjelbërt që bëri ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta, janë përfshirë në listën e UEFA-së për organizim të dobët të sfidës.
Kujtojmë që Vardari ishte gjobitur edhe më herët nga UEFA me 55 mijë euro.