Skuadra e Borusia Dortmundit vazhdon të zhgënjejë në Bundesligë gjatë këtij edicioni, pasi edhe të hënën në ndeshjen e javës së 24-të nuk arriti që të arrijë deri tek tre pikëshi i plotë, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga “Sinjal Iduna Park” barazoi vetëm 1:1 para tifozëve të vetë përballë Augsburgut. “Verdhezinjtë” kaluan të parët në epërsi me golin e realizuar nga Marko Rojsh në minutën e 16-të, teksa mysafirët golin e barazimit në këtë ndeshje e gjetën në minutën e 73-të me anë të Kevin Danso.
Pas këtij barazimi Borusia e Dortmundit me 41 pikë mbetet në pozitën e dytë në renditje, mirëpo ka plotë 19 pikë më pak se liderët e Bajernit të Munihut, teksa në anën tjetër Augsburgu me 32 pikë renditet në pozitën e 8-të.