Njëra ndër kompanitë më të mëdha në vendin tonë, T-Mobile nga sot e tutje do të sponsorojë klubin e Bellasicës që garon në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë. Përmes faqes zyrtare, Bellasica ka njoftuar për zyrtarizimin e marrëveshjes me “T-Mobile”.
Reklama e kompanisë “T-Mobile” tashmë është vendosur pranë stadiumit “Mladost” në Strumicë, ndërsa skuadra e Bellasicës emrin e kompanisë në fjalë do ta ketë të përfshirë edhe në fanellat e klubit.