Së shpejti do të ketë edhe zëvendësim të katërt në futboll

Është vetëm çështje ditësh kur UEFA edhe zyrtarisht  do të miratojë propozimin për të inkuadruar në lojë edhe zëvendësimin e katërt në ndeshje futbolli, njofton “Marca”, përcjellë “infOSport.mk”.  Një gjë e tillë pritet që të shpallet me datë 3 mars në Cyrih.

Praktika e zëvendësimit shtesë, përveç atyre tre të zakonshme, ishte testuar në disa kampionate, kryesisht të moshave të reja. Gjithashtu një gjë e tillë aprovohet edhe në kuadër të Kupës së Gjermanisë, mirëpo vetëm në rast se ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Qëllimi i sjelljes së këtij vendimi është i qartë: futbollistët të pushojnë  më shumë, pasi viteve të fundit po zhvillojnë më shumë ndeshje. Situata lidhur me zëvendësimin e katërt në turnetë në fjalë, ku janë bërë nga 4 zëvendësime për një skuadër në një ndeshje, po studiohet në detaje nga UEFA.

Krerët e këtij institucioni janë të vendosur për të ju dalë në ndihmë skuadrave për të ruajtur shëndetin e futbollistëve të tyre, dhe mu për këtë shkak ata do të aprovojnë shumë shpejtë këtë rregull të ri.

Leave a Reply