Java e 22-të në elitën e futbollit vendor, e paraparë për tu zhvilluar në mesjavë (28 shkurt), është shtyrë për të dielën (4 mars), gjithnjë nëse kushtet klimatike mundësojnë një gjë të tillë.
Lajmin deri te të gjitha klubet e LPFM-së e ka nisur Komesari i garave pranë FFM-së, Vasko Dojçinovski, i cili gjithashtu njoftoi se ndeshja e anualuar e javës së 21-të midis Sileksit dhe Pelisterit do të zhvillohet me datë 4 prill. Rikujtojmë Sileksi ndeshjen e anuluar të javës së 19-të kundër Skopjes do ta zhvillojë me 7 mars, vetëm tre ditë pasi të zhvillojë ndeshjen e javës së 22-të kundër Vardarit në Shkup.
Përveç këtij takimi në kuadër të javës së 22-të në program janë edhe ndeshjet, Shkëndija – Pobeda, Shkupi – Rabotniçki, Akademia Pandev – Renova dhe Pelisteri – Skopje.