Pep Guardiola të dielën ka fituar trofeun e tij të parë në Angli. Në sezonin e tij të dytë në krye të Mançester Sitit, trajneri “katalunas” ngriti lart trofeun e Kupës së Ligës, falë fitores 3:0 kundër Arsenalit në finalen e “Uemblit”, në stadiumin ku kishte fituar një finale si lojtar (Kupa Europiane 1991-1992, me Barcelonën) dhe dy si trajner (Liga e Kampionëve 2010-2011 me Barcelonën dhe tashmë Liga Kupën e Anglisë me Mançester Sitin).
Që nga maji i vitit 2016-të kur fitoi Kupën e Gjermanisë me Bajernin, Guardiola nuk kishte fituar asnjë titull. 645 ditë agjerim, që përfundoi në “Uembli”, duke arritur trofeun e njëzet e dytë të karrierës së tij, apo një trofe në çdo 23 ndeshje.
14 me Barcelonën, 7 me Bajernin dhe 1 me Mançester Sitin e rrumbullaksojnë rekordin në stol të Pep Guardiolës.
Ai humbi në “Mestalja”, me Barcelonën kundër Real Madridit në “Copa del Rey”, sezoni 2010-2011.
Përveç këtij titulli, Pep Guardiolas po i buzëqesh titulli edhe në Premierligën angleze, duke pasur parasysh se ka plotë 13 pikë dallim ndaj skuadrës së vendit të dytë, Mançester Junajtedit. Ndërkohë sa i përket titullit të së dielës në Liga Kupën e Anglisë, ishte titulli i pestë për Mançester Sitin, ndërsa më shumë tituj se “pasanikët” ka vetëm Liverpulli, gjithsej 8-të.
Titujt e Guardiolës |
Me Barcelonën (14): |
3 La Liga (2008-09, 2009-10 dhe 2010-11), |
2 Kupa Mbreti (2008-09 dhe 2011-12), |
3 Superkupa të Spanjës (2009, 2010 dhe 2011), |
2 Liga të Kampionëve (2008- 09 dhe 2010-11), |
dy Superkupa Europiane (2009-2011) dhe |
2 Kupa të Botës për Klube (2009 dhe 2011) |
Me Bajern Munihun: |
3 tituj në Bundesligë (2013-14, 2014-15 dhe 2015-16), |
2 Kupa të Gjermanisë (2013-14 dhe 2015-16), |
1 Superkupë Europiane (2013) dhe |
1 Botëror për Klubet (2013) |
Me Mançester Sitin: |
1 Liga Kupën e Anglisë (2017-18) |