Fituesi i EURO 2020 do të përfitojë 34 mln euro

Fondi i përgjithshëm shpërblyes për Kampionatin Europian të Futbollit të vitit 2020 do të jetë 371 milion euro. Një gjë të tillë ka pohuar sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Teodor Teodoridis gjatë Kongresit të Shtëpisë së Futbollit Europian që po mbahet në Bratislavë.

Dallimi është plotë 70 milion euro, nga Europiani i vitit 2016-të në Francë, kur fondi shpërblyes ishte 301 milion euro.

Fituesi i Euro 2020 do të përfitojë 34 milion euro. Euro 2020 do të mbahet nga data 12 qershor, deri me 12 korrik, edhe atë në 13 qytete të ndryshme europiane, si Londra, Munihu, Baku, Sent Petersburgu, Roma, Kopenhaga, Bukureshti, Amsterdami, Dublini, Bilbao, Budapesti, Brukseli dhe Gllazgou.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe ajo finale do të zhvillohen në Londër.

 

Leave a Reply