Super Milani i Gatuzos vazhdon shkëlqimin (VIDEO)

Milani i Gatuzos po vazhdon shkëlqimin. Nën drejtimin e ish futbollistit të saj skuadra “milaneze” tashmë numëron 12 ndeshje rradhazi pa humbje në të gjitha kompeticionet, ndërsa sonte arritën një fitore të madhe në “Olimpiko” duke mundur Romën me rezultatin 0:2, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa në pjesën e dytë Milani shënoi dy herë në rrjetën e “romakëve”, ndërsa shpërdëroi edhe disa raste ideale që në fund nga kryeqendra italiane të largohej edhe me një rezultat më të thellë.

Golin e parë në këtë takim “rossonerët” e gjetën vetëm pas tre minutave lojë me anë të sulmuesit të talentuar, Kutrone, teksa goli i dytë erdhi në minutën e 74-të me autorë, Kalabria.

Ky i fundit mjaft bukur kombinoi me kroatin Nikola Kaliniç, që mjaft mirë servoi një top për bashkëoljtarin e tij, i cili në manirin e golashënuesve të mëdhenj edhe për herë të dytë mposhti portierin vendas, Alison.

Me këtë fitore Milani vazhdon garën me Sampdorian për atë pozitë të 6-të, të dyja skuadrat me nga 44 pikë, ndërsa është vetëm 6 pikë larg Romës dhe 7 më pak se Interi, me të cilën skuadër do të takohet javën që vjen.

Leave a Reply