PSZH i mban leksion Marsejës (VIDEO)

Paris Sen Zhermeni i ka mbajtur leksion futbolli Olimpikut të Marsejës, duke mundur këta të fundit në “Parkun e Princërve” me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Unaj Emeri goditjen e madhe skuadrës nga “Velodrom” ia dhanë që në 30 minutëshin e parë, kur shënuan dy gola. Kilian Mbape vetëm pas 10 minutave lojë realizoi në rrjetën e mysafirëve, teksa në minutën e 27-të PSZH-ja shënoi edhe golin e dytë me anë të Nejmar, i cili në këtë rast ishet i ndihmuar nga futbollisti kundërshtarë, Rolando.

Goli i tretë mban firmën e Kavanit, i cili në ndeshjen e tij të 24-të në “Ligue 1” realizoi edhe golin e tij të 23-të.

Ps kësaj fitore PSZH-ja ka plotë 14 pikë më shumë se skuadra e dytë në tabelë, Monako.  Parisienët  pas 27 xhirove kanë grumbulluar  71 pikë dhe janë shumë afër titullit kampion, kur deri në mbyllje të sezonit aktual ka edhe 11 xhiro.

 

Leave a Reply