Ndeshje e çmendur në Manastir, Pobeda dhe Shkupi barazojnë në një ndeshje me 6 gola (VIDEO)

Edhe përkundër kushteve të vështira që ofronte fusha e stadiumit “Tumbe Kafe” në Manastir, Pobeda dhe FC Shkupi kanë treguar një futboll mjaft cilësorë, ku nuk kanë munguar golat, njofton “infOSport.mk”.

Në një ndeshje të çmendur ku të pranishmit kishin mundësinë të shohin gjithçka që ofron një ndeshje futbolli, gola, penalti, kartonë të verdhë, kartonë të kuq, në fund të dyja skuadrat barazuan me rezultatin 3:3.

Toni Tipuriç debuton me gol te FC Shkupi

TIPURIÇ DEBUTON ME GOL TE FC SHKUPIPOBEDA – FC SHKUPI 0:1(Toni Tipuric 5')

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Shkupi e nisi ndeshjen furrishëm dhe vetëm pas 6 minuutave lojë avansoi me rezultatin 2:0.

Pas harkimit në zonë nga rivënia e këndit golin e parë për “bardhekaltërit” nga Çairi e realizoi përforcimi i tyre më i fundit, Toni Tipuriç, i cili në këtë mënyrë bëri një debutim shumë pozitiv.

Pas këtij goli FC Shkupi vazhdoi me lojën e saj dominuese, ndërsa në minutën e 9-të Ermedin Adem realizoi një super gol për epërsi të dyfishtë të “pëllumbave” nga Çairi.

Ermedin Adem shenon ndaj Pobedes

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLERMEDIN ADEM SHËNON NJË SUPER GOL, SHKUPI AVANSON ME DY GOLA EPËRSI NDAJ POBEDA – FC SHKUPI 0:2(E. Adem 9')

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Megjithatë ata nuk u ndalën këtu dhe vetëm 3 minuta më pas përfituan edhe një penalti, të cilën e përfitoi sulmuesi Bazhe Ilijoski, mirëpo që për fat të keq të skuadrës shkupjane, Ermedin Adem nuk arriti që ta shndërrojë në gol.

Ermedin Adem humb penalti ndaj Pobedes

SHKUPI HUMB PENALTI, TOFILOSKI NDAL GODITJEN E ERMEDIN ADEM E gjithe kjo ndodhi ne minuten e 12-te, kur portieri Tofiloski ndali ne menyre te palejuar sulmuesin, Bazhe Ilijoski

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Goditjen e mesfushorit “bardhekaltër” e ndali portieri Tofiloski, ndërsa ishte ky një paralajmërim për kthesën e Pobedës në lojë.

Filip Najdovski në minutën e 43-të ishte i saktë nga penaltia, duke shënuar golin e parë për vendasit në këtë takim, me të cilin gol u mbyll edhe pjesa e parë, ku të besuarit e trajnerit Nuhiu ishin skuadër më e mirë në fushë.

Filip Najdovski shenon per Pobeden ndaj FC Shkupit

POBEDA NGUSHTON EPËRSINË E FC SHKUPIT, NAJDOVSKI SHËNON NGA PIKA E BARDHËPOBEDA – FC SHKUPI 1:2(F. Najdovski 43')

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Megjithatë nuk ishte ashtu në pjesën e dytë, kur Pobeda morri inciativën në tërësi, ndërsa për këtë fajtor kryesor ishte rezervisti Bllagoja Geshoski, i cili në lojë u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë, transmeton “infOSport.mk”.

Geshoski shenon dhe barazon rezultatin ndaj FC Shkupit

GESHOSKI BARAZON REZULTATIN NDAJ FC SHKUPITPOBEDA – FC SHKUPI 2:2(B. Geshoski 52')

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Veterani në rradhët e skuadrës nga Prilepi në minutën e 56-të me një goditje precize me të majtën e tij arriti që të shënojë edhe golin e dytë në rrjetën e Zendelit, ndërsa po i njëjti futbollist në minutën e 75-të, pas një super aksioni arriti që edhe për herë të tretë të shënojë në rrjetën e skuadrës nga Çairi, që në ato momente po luante me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit të Ermedin Adem me të kuq.

Geshoski shenon edhe golin e dyte ndaj FC Shkupit, Pobeda avanson

POBEDA BENE KTHESE TOTALE TE REZULTATITPOBEDA – FC SHKUPI 3:2(B. Geshoski 77')

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Mirëpo edhe përkundër disavantazhit numerik të futbollistëve në fushë, FC Shkupi gjeti forcën e duhur që në fund nga Manastiri të largohet i pamposhtur, kjo falë edhe rezervistit dhe njëherit debutuesit të dytë te kjo skuadër në këtë ndeshje, Emre Xhan, i cili në minutën e 88-të pasi i iku kurthit të ofsajdit jo mirë të vendosur nga ana e futbollistëve të Pobedës, i vetëm para Tofiloskit arriti që të mposhtë këtë të fundit për rezultat përfundimtarë, Pobeda 3, Shkupi 3.

Emre Xhan shënon ndaj Pobedës

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLFC SHKUPI BARAZON REZULTATIN NDAJ POBEDËS, SHËNON DEBUTUESI TJETËR, EMRE XHANPOBEDA – FC SHKUPI 3:3(E. Xhan 88')

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Me këtë barazim FC Shkupi arriti në kuotën e 27 pikëve, dhe aktualisht ndanë pozitën e katërt me Rabotniçkin, ndërkohë Pobeda mbetet në pozitën e 8-të me 21 pikë, po aq sa ka edhe Renova në pozitën e 7-të, që sot barazoi në transfertën ndaj Skopjes.

Foto: gol.mk 

Leave a Reply