Qatip Osmani vetëm pak minuta më parë ka bërë zyrtarë formacionin me të cilin do ti kundërvihet skuadrës së Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.
Pas një kohe shumë të gjatë strategu i “kuqezinjëve” ka vendosur të rikthejë në formacionin bazë Izair Eminin, i cili për herë të fundit si titullarë kishte luajtur në ndeshjen e javës së 17-të kundër Renovës, me 25 nëntor të vitit të kaluar.
Sa i përket pjesës tjetër, thuajse janë futbollistët e njëjtë, me Fazlagiç, i cili do ti bëjë shoqëri Alimit në mesfushë, teksa sipas skemës së paraqitur dhe emrave të futbollistëve, Qatip Osmani në këtë ndeshje do të luajë në mënyrë ofenzive, me skemën 3-4-3.