Hasani humbi penalti, Fazlagiç përjashtohet me të kuq, pjesa e parë mbyllet pa gola (VIDEO)

Është mbyllur pa gola pjesa e parë ndërmjet Shkëndijës dhe Akademia Pandev në Tetovë që po zhvillohet në kushte shumë të vështira për lojë, njofton “infOSport.mk”.

Bora që ka kapluar vendin tonë ka mbuluar fushën e stadiumit në Tetovë, ndërsa kjo që vështirëson edhe më shumë punën e aktorëve kryesor , tashmë lirisht mund të themi në terernin e bardhë dhe jo të gjelbër.

Fazlagiç ndëshkohet me të kuq

MOMENTI KUR FAZLAGIÇ U NDËSHKUA ME TË KUQ NGA ANA E ARBITRIT KRYESOR

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Për më shumë punën e Shkëndijës e ka vështitrësuar edhe kartoni i kuq i Fazlagiç në minutën e 21-të, ashtu që Shkëndija deri në fund të takimit do të duhet të luajë me një  futbollistë më pak, ndërsa vlen të ceket se Hasani në minutën e 14-të humbi rastin për të shënuar nga pika e bardhë. Goditja e kapitenit të “kuqezinjëve” u ndal në shtyllën e majtë të portierit mysafir, Vujanac.

Ferhan Hasani humb penalti ndaj A. Pandev

AI MOMENTI KUR FERHAN HASANI HUMBI PENALTINESHKENDIJA – A. PANDEV 0:0

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Leave a Reply