Atletiko Madridi ka demoluar Seviljën në ndeshjen derbi të javës së 25-të në La Liga, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Diego Simeones në këtë mënyrë iu hakmorrë skuadrës andaluziane për eliminimin nga çerekfinalet e Kupës së Spanjës, por gjithashtu edhe për disfatën nga ndeshja e parë e zhvilluar në Madrid, duke ruajtur në këtë mënyrë epërsinë prej 7 pikëve ndaj Barcelonës, me të cilën skuadër do të takohet javën tjetër në “Kamp Nou”.
“Jorganxhinjët” në maksimum shfrytëzuan gabimet e mëdha të mbrojtjes së Seviljës, që sonte nuk ishte në natën e saj më të mirë. Antuan Griezman realizoi “hat-trik”, ndërsa në rrjetën e Serhio Riko realizuan edhe Diego Kosta dhe Koke.
Sevilja golat e saj i realizoi fare në fund me anë të Pablo Sarabia dhe Nolito.