Vardari ka pësuar disfatë në derbin lokal ndaj Rabotniçkit në kuadër të javës së 21-të në elitën e futbollit vendor, duke u larguar edhe më shumë nga titulli i kampionit, njofton “infOSport.mk”. Me këtë disfatë kampionët në fuqi, thuajse janë përshënetur me titullin e kampionit, që si asnjëherë më parë po i buzëqesh Shkëndijës, që nesër në Tetovë do të mirëpret Akademia Pandevin.
Vardari kishte më shumë në posedim topin dhe goditje drejt portës kundërshtare, megjithatë në fund duheshe të pajtohet me disfatën e 5-të këtë edicion në LPFM.
Rabotniçki – Vardari 2:1 (24.02.2018)
DERBI LOKAL U TAKON "ROMANTIKËVE"RABOTNIÇKI – VARDARI 2:1
Публикувахте от infosport.mk в 24 февруари 2018 г.
Kolumbiani Sebastian Herera vetëm pas dy minutave lojë shënoi golin e parë për Rabotniçkin, teksa nuk vonoi shumë dhe Viktor Angellov 4 minuta më pas shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Gaçevskit.
Ishte ky rezultati i pjesës së parë, teksa edhe përkundër faktit se Vardari diktonte tempon e lojës, “kuqezinjtë” nuk arrinin që të rrezikojnë më konkretisht portën e vendasve. Golin e vetëm Vardari e realizoi nga një ndërprerje, kur Bllazhevski mjaft mirë harkoi në zonë nga rivënia e këndit, teksa Goran Popov me kokë shënoi për rezultat 2:1. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 78-të, teksa deri në fund të takimit ajo që mund të regjistrohej, ishte edhe kartoni i kuq për portierin e Rabotniçkit, Daniel Bozhinovski, pas një zënke që pati me sulmuesin e Vardarit, Dejan Bllazhevski.
Me këtë fitore Rabotniçki tashmë numëron 27 pikë dhe aktualisht mban pozitën e katërt, ndërkohë Vardari mbetet në pozitën e dytë me 42 pikë.