Stouk Sitit nuk i mjafton goli i Shaqirit, vetëm barazim ndaj Lesterit (VIDEO)

Stouk Siti i Xherdan Shaqirit ka barazuar 1:1 në transfertën ndaj Lester Sitit, ku pikërisht futbollisti shqiptarë ishte autori i golit të vetëm për skuadrën e tij, njofton “infOSport.mk”.

Shaqiri shënoi në minutën e 43-të, edhe atë me të djathtën e tij, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me epërsi minimale të Stouk Sitit.

Lesteri deri tek barazimi erdhi vetëm gjatë pjesës së dytë, edhe atë falë autogolit të Butland në miutën e 70-të. Për Xherdan Shaqirin goli i sotshëm ishte i 6-ti i shënuar gjatë këtij edicioni, teksa për Stouk Sitin ishte ky barazimi i 8-të sezonal me ç’rast kjo skuadër vazhdon të mbetet në zonën e ftohtë, duke mbajtur vetëm pozitën e parafundit me 26 pikë, teksa Lesteri me 36 pikë renditet në vendin e 7-të.

Leave a Reply