Rabotniçki po zhvillon një super ndeshje në 15 minutat e para të ndeshjes derbi të javës së 21-të kundër Vardarit, ndaj së cilës skuadër vetëm brenda 6 minutave të para arriti që të shënojë dy gola, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse “kuqezinjtë” në këtë ndeshje u futën si favoritë absolut, “romantikët” vetëm pas dy minutave lojë me anë të kolumbianit Sebastian Herera kaluan në epërsi. Angellov mjaft mirë harkoi në zonën kundërshtare, ku Herera me kokë reagoi shumë mirë, duke mposhtur Gaçevskin, për rezultat 1:0.
Herera kalon në epërsi Rabotniçkin ndaj Vardarit
GOOOOOOOOOOOOOOOOLHERERA KALON NË EPËRSI RABOTNIÇKIN PRBALLË VARDARITRABOTNIÇKI – VARDARI 1:0(S. Herera 2')
Публикувахте от infosport.mk в 24 февруари 2018 г.
Nuk kaluan edhe shumë minuta, Viktor Angellov shënoi edhe golin e dytë, duke qenë më i shpejtë se Glishiç, i cili nuk arriti që të ndal futbollistin vendas për të shënuar edhe golin e dytë në rrjetën e Vardarit.
Për Angellov është kjo ndeshja debutuese me fanellën e Rabotniçkit, duke dëshmuar se do të jetë një përforcim shumë i madh për skuadrën e Stankovskit gjatë stinorit pranveror.
Angellov debuton me gol te Rabotniçki, i shenon Vardarit
GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLVIKTOR ANGELLOV DEBUTON ME GOL TE RABOTNIÇKIRABOTNIÇKI – VARDARI 2:0(V. Angellov 6')
Публикувахте от infosport.mk в 24 февруари 2018 г.
Foto: gol.mk