Barcelona ka shënuar plotë 6 gola në ndeshjen ndaj Gironas, skuadër kjo e cila e pësoi rëndë si duket pas shënimit të golit të parë në këtë ndeshje me anë të Portu që në minutën e 3-të. Para plotë 85 417 tifozëve të pranishëm në “Kamp Nou” Barcelona në fund shënoi fitore 6:1 ndaj skuadrës nga Katalunja, gëzimi i të cilëve zgjati shumë shkurt, pasi Suarez në minutën e 5-të barazoi shifrat në 1:1.
Më pas ishte rradha e Lionel Messit, i cili shënoi dy gola të shpejtë (30’, 36’), ku vlen të theksohet goli i tij i dytë personal, të cilin e realizoi në stilin “ala” Ronaldinjo nga gjuajtja e lirë. Mirëpo deri në fund të pjesës së parë Luis Suarez shënoi edhe golin e katërt për Barcelonën, pas një aksioni modul me aktorë kryesorë, Messi-Kutinjo dhe vetë uruguaiani, i cili pranoi një super assist nga ana e brazilianit, i cili gjatë pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 66-të shënoi një super gol për rezultat 5:1.
Ishte ky goli i tij i parë me fanellën e Barcelonës në La Liga, teksa golin e fundit për rezultatin përfundimtarë Barcelona 6, Girona 1, e vendosi Luis Suarez, në minutën e 76-të, duke arritur kështu që të realizojë “hat-trikun” e parë të këtij edicioni.