Liverpulli vazhdon të shkëlqejë në Premierligën angleze, teksa sot të përzgjedhurit e trajnerit, Jurgen Klop me rezultatin e thellë 4:1 mundën Uest Hamin, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga “Enfilld Roud” vazhdon vallëzimin nën ritmin e treshes, Sadio Mane, Mohamed Sallah dhe Roberto Firminjo.
Që të tre ishin autorë të golave, teksa një gol tjetër në këtë përballje për Liverpullin realizoi turku Emre Xhan. Autorë i golit të vetëm për Uest Hami ishte Mihajll Antonio.
Liverpulli falë kësaj fitore përkohësisht renditet në pozitën e dytë me 57 pikë, duke lënë pas vetes për një çast Mançester Junajtedin, që gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë ndeshjen derbi kundër Çelzit.
Fitore identike 4:1 regjistroi edhe Brajtoni përballë Suonsit, teksa Uatfordi mundi Evertonin, duke servirur kështu edhe surprizën e javës.
Premierliga, java XXVIII |
||
Leicester | 1 – 1 | Stoke |
Bournemouth | 2 – 2 | Newcastle |
Brighton | 4 – 1 | Sëansea |
Burnley | 1 – 1 | Southampton |
Liverpool | 4 – 1 | West Ham |
WBA | 1 – 2 | Huddersfield |
Watford | 1 – 0 | Everton |