Java e 21-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet në dy ditë, njofton “infOSport.mk”. E shtuna sjellë derbin lokal midis Rabotniçkit dhe Vardarit, që njëherit është edhe ndeshja e vetme e kësaj dite, teksa 4 ndeshjet tjera në program janë të dielën.
Shkëndija në Tetovë do të mirëpret Akademia Pandevin, skuadër kjo e cila nisi shumë mbrapsht stinorin pranveror. Pas disfatës në ndeshjen e parë ndaj FC Shkupit (2:5), skuadra nga Strumica barazoi pa gola në teren vendas përballë skuadrës së fundit në tabelë, Skopjes. Nisur nga ky fakt “kuqezinjtë” shihen si favorit absolut në këtë përballje, njëjtë sikurse edhe Renova ndaj Skopjes.
Shkupi në Manastir do të përballet me Pobedën e Prilepit, ndërkohë një përballje mjaft interesante pritet të zhvillohet në Kratovë midis Sileksit dhe Pelisterit.
LPFM, Java XXI |
||
Rabotniçki | 24.02. 14:00 | Vardari |
Skopje | 25.02. 14:00 | Renova |
Pobeda | 25.02. 14:00 | Shkupi |
Shkëndija | 25.02. 14:00 | A. Pandev |
Sileksi | 25.02. 14:00 | Pelisteri |