Skuadra e Atletiko Madridit është vënë pas shërbimeve të mbrojtësit 19-vjeçar Rijs Oksford, që është në pronësi të skuadrës angleze të Uest Ham.
Një gjë të tillë pohon e përditshmja angleze “The Telegraph”. Oksford aktualisht luan në formë huazimi te skuadra e Borusia Menhengladbahut, ndërsa drejtuesit e Uest Ham e vlerësojnë në 12 milion sterlina.
Kjo nuk do të përbënte problem për Atletiko Madridin, skautët e së cilës skuadër një kohë më të gjatë kanë përcjellë futbollistin, dëshira e të cilit është që të vihet nën urdhërat e trajnerit Diego Simeone.
Përveç Atletiko Madridit për shërbimet e 19-vjeçarit Oksford interesohet edhe skuadra gjermane e Lajpcigut, mirëpo ai preferon që karrierën e tij ta vazhdojë në Spanjë, gjithnjë nëse nuk arrinë të gjejë një vend në formacionin e Uest Hamit.