Asani: Do të luftojmë deri në fund për të marrë tri pikët ndaj Vardarit

Të shtunën hapet xhiroja 21 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë me ndeshjen Rabotniçki-Vardari. “Romantikët” në dy ndeshjet paraprake të gjysmësezonit pranveror regjistruan një disfatë dhe një barazim, ndërsa në duelin e nesërm me Vardarin shpresojnë që të marrin tri pikët e para.

“Do të jetë një ndeshje me shumë vëmendje, na duhen shumë pikët. Kemi respekt për Vardarin është kundërshtarë i denjë, por ne do të futemi në ndeshje për të dhënë të pamundërën dhe shpresojmë të marrim fitoren e parë në këtë gjysmësezon pranveror. Jemi të kompletuar si ekip dhe do të luftojmë deri në fund për të dal me tri pikë nga kjo përballje”,  ka thënë enkas për InfOSport.mk Bujamin Asani.

Përballja Rabotniçki-Vardari luhet nesër në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, duke filluar nga ora 14:00./InfOSport.mk

Leave a Reply