FC Shkupi këtë të diele do të takohet me Pobedën në kuadër të xhiros së 21-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Për shkak stadiumit, nuk ishte defitinive se ku do të zhvillohet kjo përballje, me Pobedën që ka vendosur që kjo ndeshje të mos zhvillohet në Turnov, por në stadiumin “Tumbe Kafe” të Manastirit.
Këtë lajm Pobeda e ka njoftuar përmes një komunikate.
“FK Pobeda iu bënë thirje të gjithë dashamirëve të futbollit nga Prilepi dhe Manastiri që në numër sa më të madh të vinë dhe të na përkrahin të dielën. FK Pobeda falemenderon Komunën e Manastirët, që i doli në ndihmë skuadrës tonë. Në emër të udhëheqësisë së klubit tonë, ju premtojmë që një ditë do të rrikthehet në dispozicion stadium i qytetit “Goce Delçev” në Prilep”, thuhej mes tjerash në komunikatën e FK Pobedës.