Skuadra e Xhenoas si duket dëshiron që ta mbajë në radhët e veta Goran Pandevin më së paku edhe për dy vitet e ardhshme. Ashtu siç mësohet nga mediat italiane, Xhenoa i ka ofruar Pandevit kontratë dy vjeçare.
Pandev te Xhenoa u transferua në vitin 2015-të, ndërsa kontrata aktuale i skadon në fund të sezonit. Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë është në moshën 34 vjeçare, mirëpo kjo nuk e ka ndaluar atë që të shënojë gola edhe në këtë sezon.
Pandev shënoi 2 dy gola në tre ndeshjet e fundit që i luajti Xhenoa.