Konor Samon duket se do të shtojë në peshë shumë shpejt, pasi klubi i tij, Partick Thistle, ka vendosur që ta shpërblejë me një picë falas sa herë që shënon një gol në ndeshjet në shtëpi.
Sulmuesi irlandez shënoi kundër Dandi Junajted dhe menjëherë mori picën e parë, pas marrëveshjes që skuadra skoceze ka arritur me “Pizza Express”.
Siç duket nga postimi në Twitter i klubit, pica i është dorëzuar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në dhomat e xhveshjes. (Top Channel)