Pas Hysajt edhe një tjetër reprezentues shqiptarë i thotë lamtumirë Liga Europa

Pas Elseid Hysajt, edhe Astrit Ajdareviç i ka dhënë fund aventurës me skuadrën e tij të AEK-ut në ndeshjet e Liga Europa. Pikërisht goli i reprezentuesit shqiptarë nga ndeshja e parë doli të jetë i pamjaftueshëm për skuadrën greke, që sonte barazoi pa gola në transfertën ndaj Dinamo Kievit në Ukrainë.

Rikujtojmë ndeshja e parë në Athinë ishte mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1, ku Ajdareviç kishte shënuar gol, edhe pse në atë ndeshje kishte ardhur nga bankina, njëjtë sikurse edhe në takimin e sotshëm kur në lojë u inkuadrua në minutën e 80-të.

 

Leave a Reply