Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në stërvitjen e skuadrës shkodrane të Vllaznisë së Sedat Berishës. Teksa futbollisti shkupjan po stërvitej bashkë me grupin tjetër të skuadrës, një person i maskuar në fundin e stërvitjes ka tentuar të sulmojë më thikë trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjokën.
E gjithë kjo ngjarje e shëmtuar ndodhi në kompleksin stërvitor “Reshit Rusi”, ku fatmirësisht gjithçka kaloi pa ndonjë incident më të rëndë.
Personi që kishte sulmuar Gjokën mbante një kapuç për t’u mos identifikuar, ndërsa policia shqiptare deri më tani ka shoqëruar 3 persona në komisariat.